Është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër që ndihem e kërcënuar në profesionin tim. Për fatin tonë të mirë a të keq, shpesh, ne gazetarëve, na bie barra jo vetëm të informojmë publikun, qytetarin, por nga ana tjetër të bëhemi edhe përfaqësues i tyre, pasi me patjetër duhet t’i bëjmë ata “të pranishëm” përmes raportimeve tona, në ngjarje për të cilat nuk kanë mundësi të jenë fizikisht.
Në vetëm 7 muaj ekzistencë, kjo qeveri e cila erdhi nën trumbetimet bëmë-mëdha të ndryshimeve apokaliptike në këtë vend, na ka dhënë një spektakël të pashembullt që ka zëvendësuar çdo format televiziv argëtues dhe jo vetëm.
Dëshmitarë të një imazhi publik që nis nga fotografimi i kryeministrit nga poshtë-lart (tregues i supermacisë) e deri te çelja e zyrave të punës si ajo e Kavajës që rri e mbyllur, na duhet, sëfundmi, të bëhemi edhe dëshmitarë se si dhunohet jo vetëm profesioni ynë, por edhe individi i profesionit gazetar.
Dhunohen e vriten gazetarët, realitet jo i padëgjuar për veshët tanë, por…..në Afganistan, në Siri, në një vend të botës ku prodhohet kaos çdo ditë, ku rendi është anarkik, por jo në një vend që aspiron BE-në. Të dhunosh sot një gazetar në Shqipëri, tregon jo vetëm që nuk kemi media të lirë (përtej gjithë faktorëve të tjerë që kanë mbërthyer median dhe janë mbërthyer prej saj), por nga ana tjetër është tregues i qartë i instalimit të një rendi, të cilin shqiptarët e kishin lënë pas në kohë.
Javë më parë, fotoreporterit Hamza Hatika i është ndaluar të fotografojë, të bëjë punën e tij, në ambjentet e Parlamentit, gjatë zhvillimit të seancës plenare të radhës. Arsyeja? Kolazhi me fotografi i kryeministrit në gjendje të tensionuar.
Sot, gjatë protestave të shqiptarëve për vrasjen e Ilia Karelit, shqiptarit që humbi jetën në burgjet e Greqisë, i dhunuar për vdekje, një tjetër gazetar bie pre e dhunës së shtetit. Gazetari i të përditshmes “Panorama” ka qenë duke fotografuar policët të cilët kishin mbërthyer një qytetar dhe e rrihnin me shkopa gome. Ja çfarë shkruan ai në një reagim tijin në profilin e FB:
“Për llogari të gazetës ku punoj fotografova një furgon policie brenda të cilit ndodhej një prej protestuesve të shoqëruar në Rrugën e Kavajës, i cili po dhunohej keqazi me shkopa gome (dukej lehtësisht nga jashtë). Ç’më ndodhi???
Me të zbritur nga furgoni, policët me shkopa gome në duar duke përdorur forcën me detyruan të futesha brenda rrethimit të Komisariatit nr.2. Nën kërcëmime dhe fyerje me detyruan të fshija fotot, ndërkohë që dy prej tyre kërkonin me ngulm të më fusnin brenda në komisariat. Në qafë kisha të varur kartën e gazetarit dhe ua thashë disa herë se çfarë profesioni kisha. Por mu përgjigjën se “nuk je bërë ti t’na fusësh në burg, se të zhdukim fare”.
Nuk jam bërë e as nuk dua t’i fus burg në fakt. Ama, e them me plot gojën, që ME ERDHI TURP që jetoj në Shqipëri. Të dashur miq, nuk e kuptova nëse kisha të bëja me efektivë të Policisë së Shtetit, apo me miq të gardianëve grekë…”

Sot, një tjetër gazetar u dhunua dhe nesër, nuk është çudi që të dhunohet sërish një tjetër. Veç frikës së pasqyrimit të realitetit, ky shtet sot tregoi se është i aftë të kontrollojë haptazi një media, duke njollosur me turp, pretendimet e tij për demokraci.
Botuar ne www.gazetaedurresit.com
Nessun commento:
Posta un commento